Kur Lamine Yamal bëri fillimin e tij të parë për Barcelonën gushtin e kaluar, vlera e tij në treg ishte 20 milionë euro.
Pas vetëm një vitit, vlera e anësorit të yllit është rritur në 150 milionë euro.
Tani kjo është ajo që ju e quani përparim dhe padyshim do të jetë një motiv shtesë për Yamal që të vazhdojë me paraqitje fantastike.
Me vetëm 17 vjeç, ai tani është lojtari më i vlefshëm në të gjithë skuadrën e Barcelonës dhe Spanjës.
Për t’i vënë gjërat në perspektivë, Blaugranat e dytë dhe të tretë më të vlefshëm – Gavi dhe Pedri – vlerësohen respektivisht me 90 milionë dhe 80 milionë euro, gjë që i vendos ata dukshëm pas Lamines. /Telegrafi/