Negociatat me BE, Hasani: Shqipëria gati për hapjen e kapitujve të parë

Shqipëria është e përgatitur dhe e angazhuar për të filluar një kapitull të ri në marrëdhëniet e saj me Bashkimin Evropian. Në prag të konferencës së dytë ndërqeveritare që do të zhvillohet në Luksemburg, ministri i Jashtëm, Igli Hasani, ka theksuar rëndësinë historike të këtij momenti për vendin dhe qytetarët e tij.

Në një deklaratë të bërë publikisht, Hasani u shpreh se Shqipëria ka përmbushur pjesën më të madhe të detyrimeve të saj dhe do të përfaqësojë vlerat më të mira kombëtare në këtë proces integrimi. “Është përpjekje e gjithë shoqërisë shqiptare që ne të vazhdojmë punën që kemi arritur deri më sot,” theksoi Hasani, duke bërë thirrje që ky moment historik të përjetohet si një arritje kombëtare, e jo si sukses i një grupi apo individi të caktuar.

“Shqipëria shkon e mirorganizuar e qartë në atë që kërkon, e bindur që do përfaqësohej vlerat më të mira të vetat. Tani qeveria e ka plotësuar pjesën më të madhe të detyrimeve të veta. E gjithë përpjekja është përpjekje e gjithë shoqërisë shqiptare që ne të vazhdojmë punën që kemi arritur deri më sot. Lutem të gjithë shqiptarëve dhe shqiptarëve që këtë moment historik ta konsiderojnë momentin historik të tyrin dhe jo të asnjë grupi apo individi të përfshirë në të”, tha Hasani.

I pyetur si shkon Shqipëria në këtë proces, Hasani u përgjigj: “Ne i kemi plotësuar të gjitha reformat që nevojiten edhe kushtet, kjo nuk është çështje parash apo punë xhepash, ky është momenti më i rëndësishëm i marrëdhënies së Shqipërisë me Bashkimin Evropian, me familjen në të cilën ne bëjmë pjesë”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share