Elena Sadiku nga Suedia me origjinë nga Kosova ka shkruar histori në sport, duke u bërë trajnerja më e re ndonjëherë në Champions League për të dyja kategoritë, femra dhe meshkuj.
Vetëm 30 vjeçe, Elena është trajnerja kryesore e Celtic-ut në Skoci, që për herë të parë garon në këtë kompeticion prestigjioz.
Elena si futbolliste kishte luajtur te disa skuadra në Suedi.
Para se të merrte këtë detyrë të rëndësishme, ajo kishte drejtuar për një sezon grupmoshat U21 të Evertonit në Angli./Indeksonline/