Erdogan nga Tirana: Shqipëria, partner e aleat strategjik në NATO

Presidenti i Turqisë, Recep Tayiip Ergodan, ka deklaruar se marrëdhëniet me Shqipërinë janë miqësore, duke filluar nga lidhjet historike dhe afërsia kulturore, të cilat tha se shtrihen prej më shumë se një shekulli.

Në konferencën e përbashkët me kryeministrin shqiptar Edi Rama gjatë vizitës në Tiranë, ai ka thënë se partneriteti mes dy shteteve u thellua edhe më shumë sot në bazë të marrëveshjeve që kanë nënshkruar, njofton Klankosova.tv

“Gjithashtu me deklaratën e përbashkët që nënshkruam theksuam vendosshmërinë tonë për të zhvilluar dhe thelluar Këshillin tonë në fusha të ndryshme. Ne konfirmuam vullnetin tonë për të avancuar bashkëpunimin tonë me tri marrëveshjet e nënshkruara sot, fushën e bujqësisë, arsimit të lartë dhe në marrëdhëniet me publikun dhe komunikimin”.

Më tej, ai ka shtuar se bashkëpunimi i tyre do të rritet edhe në fushat e tregtisë, turizmit dhe shëndetësisë, duker përmendur edhe sigurinë, njofton Klankosova.tv.

“Ne do të tregojmë gatishmërinë tonë për të përmbushkur kërkesat e Forcave të Armatosura të Shqipërisë, partnerit tonë strategjik e aleatit tonë të NATO-s., në fushën e pajisjeve ushtarake dhe në fushën e trajnimeve ushtarake”, ka thënë Erdogan. /Klankosova.tv

Lexo gjithashtu
Total
0
Share