Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvillon sot një vizitë në Tiranë.
Sipas informacioneve, ai pritet të mbërrijë në Tiranë në orën 11:00 të paradites.
Erdogan pritet të takohet me presidentin Bajram Begaj dhe kryeministrin Edi Rama, shkruan TopChannel, transmeton Klankosova.tv.
Më pas ai do të ketë një konferencë për mediat me Ramën, ndërsa në orët e pasdites do të marrë pjesë në inaugurimin e xhamisë së Namazgjasë.
Agjenda parashikon që kreu i shtetit turk të largohet nga Shqipëria pasdite, ku më pas do t’i drejtohet Beogradit dhe do të zhvillojë disa takime.
Agjenda e plotë:
11:30 – 11:40
Ceremonia e pritjes në Presidencë
11:40 – 12:40
Takim me presidentin Begaj
12:40 – 13:40
Mbledhja e Këshillit të bashkërendimit të nivelit të lartë
13:40 – 14:00
Ceremonia e firmosjes së marrëveshjeve
14:00 – 14:30
Konferencë Erdogan- Rama
16:30 – 17:30
Ceremonia e inaugurimit të xhamisë së Namazgjasë.