Zvicra vendos do të ofrojë ndihmë prej 7 milionë franga për Libanin dhe Sirinë

Zvicra ka vendosur të ofrojë ndihmë në vlerën prej 7 milionë frangash zvicerane për Libanin dhe Sirinë, për shkak të tensionit në rritje në Lindjen e Mesme, njoftoi qeveria federale, transmeton Anadolu.

“Duke pasur parasysh ndikimin humanitar të dhunës në rritje në Lindjen e Mesme, Këshilli Federal vendosi në mbledhjen e tij më 9 tetor 2024 të ndajë 7 milionë franga zvicerane shtesë në ndihmë për Libanin dhe Sirinë”, thuhet në njoftimin e qeverisë, duke shtuar:

“Këto fonde do të ndahen si shtesë e 79 milionë frangave zvicerane të ndara për operacionet humanitare në Lindjen e Mesme në 2024”.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share