Andonov: Me apo pa Balancues, Qeveria do të mbetet e fokusuar tek përfaqësimi i drejtë! Pasholli: Ligji nuk ekziston, është akoma në ajër

Me apo pa balancues, qeveria do të mbetet e fokusuar tek përfaqësimi i drejtë në administratë sepse është një kategori kushtetuese kështu u shpreh Ministri i Transformimit Dixhital Stefan Andonov.

Ai pret një marrëveshje në Qeveri që do të rezultojë në një zgjidhje që do të përmbajë përfaqësim të drejtë në ligj.

STEFAN ANDONOV 

“Përgjegjësinë për këtë pjesë, mirë e thatë, e ka Ministria e Administrates Publike dhe shpresoj se në periudhën e ardhshme do të punohet për rregullimin juridik të vlerës themelore të Kushtetutës, përfaqësimi i drejtë dhe adekuat për gjithë përkatësitë etnike në RMV. I rëndësishëm është ky parim themelor i Kushtetutës, duhet të respektohet por duhet të gjendet zgjidhje që ai parim themelor të mos jetë në përplasje ashtu siç ishte deri më tani me kualitetin dhe kompetencat  dhe mashtrimin e sistemit që është shumë e rëndësishme. Shpresoj se në Ministrinë e Administratës Publike dhe do të ketë përgjigje për këto dilema dhe përmes debatit të arrijmë një zgjidhje ku të gjithë do të jenë të kënaqur. Detyra jonë ishte veglën digjitale ta kthejmë  në baza ligjore, kurse gjithça më pas paraqet, të themi, fillimisht marrëveshje qeveritare e më pas pajtueshmëri edhe me qytetarët dhe deputetët në Kuvend.”

Për Bashkimin Demokratik për Integrim Ligji nuk ekziston por i njejti është në ajër. Shquqizimi i ligjit për këtë parti do sjellë pakënaqësi për qytetarët.

ARBANA PASHOLLI

“Ligji nuk egziston është akoma në ajër, dhe mendoj qe është shumë e papjekur dhe joserioze të bisedohet për një zgjidhje që nuk egziston akoma dhe të ndërptitet një zgjidhje që për momentin është një mekanizëm i cili ka funksionuar po normal që ka pasur edhe dobësitë e veta. Nuk e dimë si do të jetë vendimi i gjykatës dhe këtu nuk mund të jap koment për momenti por si do që të jetë nësë kjo shkon në favor të politikës së VMRO-së duke marrë parasysh premtimeët e tyre se do të vepronin në këtë drejtim  mendoj që do të ngjallë pakënaqësi tek qytetarët”.

Rikujtojmë se Kryeministri Hristijan Mickoski më herët tha se duhet  vlerësuar vendimi  Gjykatës Kushtetuese dhe të respektohet i njejti. Ndërkaq, shfuqizimi i “Balancuesit” ishte pjesë e programit zgjedhor të VMRO-DPMNE-së në zgjedhjet e fundit parlamentare. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share