Filipçe: Duhet sa më shpejtë të zhbllokohet integrimi në BE! “Nuk heqim dorë nga iniciativa për seancë të mbyllur në Kuvend”

Ne çdo ditë tregojmë konstruktivitet në lëvizjen e vendit drejt rrugës eurointegruese, për fatë të keq në këtë drejtim nuk shohëm përgjigje nga kryeministri, kështu u përgjigj lideri i LSDM-së Venko Filipçe sa i përket qëndrime të partisë së tij lidhur me këtë proces. Filipçe këmbëngul që kryeministri duhet të jep llogari për gjithçka që ka të bëjë me procesin negociues.

“Ideja jonë për një seancë parlamentare e para është përshkak se Kuvendi është vendi ku merren vendimet të tilla, më tutje, shumë paralajmrime ka kryeministri për mbështetje të disa shteteve dhe ndryshim të kornizës negociuese diçka që do ta ndihmonte procesin eurointegrues tw gjitha këto janë shumë mistereioze dhe nuk ka asnjë detaj. Kryeministri e ka për detyre këtë ta paraqes së pari në kuvend para të zgjedhurve të popullit pastaj para qytetarëve. Ta dijm tani pasi nw mwnyrw tw njwanshme ndwrpreu rrugen euro integruese, po e përsëris se nuk ka asnjë të drejtë as politike, as etike, as morale, përkundazi ka për obligim ndaj qytetarëve ta vazhdoj atë rrugë dicka të cilën e presin një numër i madhë i qytetarëve edhe atë me mbështetje të madhe edhe nga të gjitha anketat të janë bërë”, tha Filipçe.

Filipçe kritikoi qeverinë për mospërthuthje të qendrimeve sa I pwrket eurointegrimeve duke përmendur deklaratën e ministrit Murtezani i cili demanton kryeministrin lidhur me mbështetjen për ndryshimet kushtetuese.

“Më vjen keq që ministri i tij Murtezani e demantoi në paraqitjet e tij se gjoja ka mbështetje për tu bërë ndryshimet kushtetuese me veprim të vonuar, ministri tregoi se aspak në BE dhe në asnjë shtet nuk ka disponim për një punë të tillë. Kështu që vlerësoj se ato janë deklarata konfuze, ato janë tone disonante nga qeveria që lënë përshtypje se aty udhëheq një qeveri pa perspektivë, patjetër të qartwsohen në kuvend, patjetër të dijmë se cili është plani qeverisë nëse me të verëtet e ka, se si ne do të vazhdojmë rrugën euro integruese”, tha Filipçe.

Filipçe u shpreh kategorik se nuk do të heqin dorë nga qëndrimet e partisë lidhur me këkresën për seancë të mbyllur lidhur me procesin eurointegruese, duke shtuar se do të presin përgjigjet nga Kryryeministri dhe Qeveria në të kundërtën njoftoi se do ti përdorin të gjitha mekanizmat përfshirë edhe mekanizmat fomral për thirrje të seancës në kuvend në periudhën e ardhshme. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share