ISHSSH: Para se të ndërrojë jetë, foshnja dy herë ishte dërguar në Klinikën për fëmijë

INICOHET FORMIMI I NJË KOMISIONI PËR MBIKQYRJE PROFESIONALE

Inspektorati Shtetëror Sanitar dhe Shëndetësor ka inicuar formimin e një Komisioni për mbikqyrje profesionale për vdekjen e foshnjes 14-muajshe në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve në Shkup.

Inspektorati kreu mbikqyrje të jashtëzakonshme në tre institucionet shëndetësore ku ishte trajtuar foshnja – në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, Spitalin e Kozles dhe në ordinancën e mjekut amë.

Foshnja kishte ndërruar jetë në orët e hershme të mëngjesit më 5 tetor në Klinikën për Sëmundje të Fëmijëve, kurse prindërit reaguan publikisht për trajtim joadekuat.

Në Raportin që pas mbikqyrjes së jashtëzakonshme e publikoi Inspektorati, thuhet se viktima dy herë është sjellë në Klinikën e Fëmijëve para se të shtrohet në spital.

ISHSSH

“Fillimisht më 30 shtator, me simptoma të vjelljes është ërguar tek mjeku amë, I cili ka konstatuar se s`ka temperaturë, por skuqje të fytit. Të njëjtën ditë, prindërit e kanë dërguar edhe në Klinikënpër Fëmijë për shkak se kishin vazhduar të vjellurat. Atje mjeku kujdestar specialist ka konfirmuar diagnozën e mjekut amë dhe u ka thënë të vijnë për kontroll ditën e nesërme ose sipas nevojës”

Shkuarja e radhës tek mjeku ka qenë më 3 tetor tek mjeku amë kur foshnja kishte të vjella. Mjeku amë kishte dhënë udhëzim urgjent për Klinikën e Fëmijëve ku janë bërë analiza laboratorike, pas cka është kthyer për mjekim shtëpiak.

“Të njëjtën ditë pas marrjes së rezultateve përsëri ishte kontrolluar nga specialisti pediatër dhe ishin dhënë udhëzime shtesë për laborator dhe për diagnostikë RTG. Gjatë kontrollit konstatim i frymëmarrjes vezikulare i shoqëruar me konstatim të skoliozës bronkitike dyanëshe. Gjetja RTG tregon një vizatim brokovaskular të theksuar dypalësh, hipobazal dhe lidhet me gjetjen auscultative”

Më 4 tetor, orindërit me vetiniciativë e kanë dërguar në Spitalin Kozle, ku mjekët e kanë mbajtur për mjekim dhe kanë bërë disa analiza.

Situata përkeqësohet dhe transerohet në kujdesin intensive, por për shkak të përkeqësimit gjatë natës transferohet në Klinikën për Fëmijë. Një orë pas transferimit, krahas përpjekjeve për reanimacion, foshnja ndërron jetë.

Dokumentacioni nga mbikqyrjet do të dërgohet edhe në Komisionin professional për mbikqyrje, që është formuar nga Ministria e Shëndetësisë, e cila duhet do të shqyrtojë se cfarë ka ndodhur nga aspekti professional tek të gjithë të implikuarit në këtë rast. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share