Franca synon të dërgojë në vitin 2025 aeroplanë luftarakë Mirage për të ndihmuar Ukrainën

Franca synon të dërgojë aeroplanë luftarakë të prodhimit francez në Kiev në gjysmën e parë të vitit të ardhshëm, tha ministri i Forcave të Armatosura, Sébastien Lecornu.

“Mirage 2000s mund të fluturojë në Ukrainë në gjysmën e parë të 2025”, i tha ai Sud Ouest në një intervistë të botuar të hënën vonë.

Në fillim të këtij viti, presidenti Emmanuel Macron u zotua t’ia jepte aeroplanët Mirage 2000-5 vendit të shkatërruar nga lufta, transmeton Telegrafi.

Pilotët ukrainas tashmë po fluturojnë me General Dynamics F-16 të dhuruar nga vendet evropiane, përfshirë Holandën dhe Danimarkën.

Francezët po përmirësojnë aeroplanët e tyre për t’i bërë ata më të përshtatshëm për luftën në Ukrainë, shtoi Lecornu.

Mirage 2000 u krijuan fillimisht për t’u fokusuar kryesisht në luftimet ajër-ajër.

“Qëllimi është pajisja e tyre me aftësi luftarake ajër-tokë. Dhe përforcimi i sistemit të tyre të luftës elektronike. Por më e rëndësishmja nga të gjitha është trajnimi i pilotëve dhe mekanikëve, i cili vazhdon në Nancy”, tha ministri francez.

Orari i saktë i dërgesave do të varet nga mënyra se si po shkon trajnimi.

Si Macron ashtu edhe Lecornu kanë refuzuar vazhdimisht të bëjnë të ditur se sa aeroplanë luftarakë do të dërgohen në Ukrainë. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share