Durmishi: Propozimet e BDI-së për ekonominë, të papranueshme! “Për 100 ditë mbështetëm biznesin dhe mbrojtëm standardin e qytetarëve”

Mbështetja biznesit dhe mbrojtja e standardit të qytetarëve janë të arriturat për këto 100 ditë qeverisje për Ministrin e Ekonomisë Besar Durmishi. Propozimet e BDI për të përmirësuar ek ominë e vendit për Durmishin janë të pa pranueshme.

 Për ministrin e Ekonomise, Besar Durmishi, propozimet e Bashkimit Demokratik për Integrim lidhur me ekonominë janë të pa pranueshme dhe qesharake.

Bashkimi Demokratik për Integrim kishte kohë 20 vite për të rregulluar ekonominë, tha Ministri Durmishi duke prezantuar te arrituart e digasterit të tij në 100 ditëshin e parë të funksionimit,

Nga ana tjetër, për integristët Besar Durmishi është i paaftë dhe po e çon në kolaps ekonominë. E disa nga propozimet e tyre për ringritje të ekonomisë janë

Rritja e pages minimale ne minimum 450 Euro, dhe ne menyre lineare per te gjitha pagat tjera ne vend.

Subvencionimin e kompanive vendore qe te rrisin konkurentshmerine e tyre.
Të mbulohen harxhimet rrugore te te punesuarve qe vendin e punes e kan me shume se 15 km nga vendi ku jetoje.
Te filloj reforma per zvoglimin e kontributeve per sektorin e biznesit, qe te mbajne te punesuarit e tyre duke pasur mundesi te rrisin pagat ne sektorin privat.
Të  ndihmoen kompanite per te fituar tregje te reja per eksport dhe disa masa të tjera. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share