Shqipëri: Shpërthen dhuna në protestën e opozitës, përleshje trup më trup dhe bomba molotovi

Ka nisur dhunshëm protesta e opozitës përpara Kryeministrisë.

Kanë qenë deputetët e PD-së, Gazment Bardhi, Flamur Noka dhe të tjerë, ata që janë shtyrë me trup me policinë, ndërsa më pas janë përfshirë edhe protestuesit.

Aktualisht protestuesit janë duke hedhur shishe me molotov, shashka dhe mjete të tjera piroteknike në drejtim të Kryeministrisë.

Deri tani, policia u është kundërpërgjigjur me sprajt, dhe jo me gaz lotsjellës

Lexo gjithashtu
Total
0
Share