Profesori serb, Videnoviq: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori i Universitetit të Beogradit, Ivan Videnoviq, mori pjesë në një panel të organizuar nga Instituti Octopus, ku diskutohej “Ndikimi i agresionit rus në Ukrainë në gjeopolitikën evropiane”.

Në një shkrim në platformën sociale Facebook, ai tha se kjo është hera e parë që u kthye në Kosovë që nga viti 1997.

Videnoviq tha se është koha për të kërkuar falje publike popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet që Serbia u shkaktoi gjatë viteve 1998-1999.

Ai shprehu keqardhje për pikëllimin dhe vuajtjet e popullit kosovar dhe gjithashtu kërkoi falje për mashtrimet dhe gënjeshtrat që janë përdorur kundër serbëve në veri të Kosovës nga elitat politike të Beogradit.

Profesori vlerësoi mendimtarët e mëdhenj politik të Kosovës, si Ibrahim Rugova dhe Fehmi Agani, për rolin e tyre historik në formësimin e zhvillimeve politike të vendit.

Pas pjesëmarrjes në konferencë, Videnoviq vizitoi manastirin e Graçanicës, një monument i trashëgimisë mesjetare.

Ai falënderoi Agim Musliun për lehtësimin e konferencës dhe përvojën e paharrueshme që përjetoi gjatë vizitës së tij në Kosovë./Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share