Kurti shijon pite e djathë në Janjevë: Uroj që kjo çarshi të jetë plotë si sot

Kryemistri i vendit, Albin Kurti ka marrë pjesë në hapjën e panairit të Janjevës.

Panairi po mbahet në oborrin e Xhamisë në Janjevë.

Fillimisht, Kurti ka shijuar disa nga ushqimet tradicionale të përgatitura nga banorët e Janjevës.

Kurti ka thënë se Qeveria po investon në këtë vend, duke përmendur këtu edhe shtëpitë e restaurura.

“Qeveria po investon përmes tri ministrive. Nëpërmjet investimeve të realizuara kësaj qyteze po i shtohet gjallëria. Këto projekte janë treguar i angazhimit për ruajtjen e traditave. Me urimin që çarshia të jetë plotë. E para se të vijmë këtu ishim në dhënien e çelsave tek Maria tek shtëpia e renovuar”, ka thënë mes tjerash Kurti./Indeksonline

Lexo gjithashtu
Total
0
Share