Avramovski: Shpërndarja e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve e rrezikshme dhe e vonuar!

“REFORMA NË GJYQËSOR VETËM KUR POLITIKA TË HEQ DORË NGA GJYQËSORI”

Ekzistojnë rekomandime për reforma të gjyqësorit dhe me këto rekomandime janë të njoftuar një pesë e qeverisë – thotë në intervistën për Radion Evropa e Lirë, Darko Avramovski, Drejtori Ekzekutiv i koalicionit joqeveritar “Të gjithë për gjykim të drejtë”. Avramovski shton se shpërndarja e plotë eventuale e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve, do të ishte e vonuar dhe e rrezikshme.

Paralajmërimet për shpërndarje të plotë të Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve është opsioni që shqyrtohet nga përfaqësues të Qeverisë – thotë Darko Avramovski, Drejtori Ekzekutiv i koalicionit joqeveritar “Të gjithë për gjykim të drejtë”, gjatë një interviste për Radion Evropa e Lirë.

Sipas tij, ende nuk ka një plan konkret se si do të bëhej kjo shpërndarje dhe si do të zgjidhen të rinjtë, pa u siguruar se nuk kthehemi në “status quo”.

Avramovski shprehet edhe për pasojat nëse me të vërtetë bëhet shpërndarja e plotë e Këshillit Gjyqësor dhe të Prokurorëve.

DARKO AVRAMOVSKI – “TË GJITHË PËR GJYKIM TË DREJTË”

“Mendoj se do të ishte një masë e vonuar, për shkak se tashmë kemi ndryshime në përbërjen e këshillave. Nga ana tjetër do të jetë shumë problematike për shkak të intervenimit të pushtetit ligjvënës dhe ekzekutiv në pushtetin gjyqësor, për shkak se shumiva e përfaqësuesve edhe në njërën dhe tjetrën këshill, janë zgjedhur nga vet gjykatësit dhe Prokurorët Publik. Dhe, nëse mund që pushteti ligjvënës dhe ekzekutiv t`i shfuqizojë mandatet, kjo automatikisht e vendos në pozitë mbi gjyqësorin dhe kjo mund që lehtë të keqpërdoret në të ardhmen”

Sipas Avramovskit, reformat në Këshillin Gjyqësor dhe të Prokuroëve mund të bëhen vetëm kur politika të heq dorë nga gjyqësori.

DARKO AVRAMOVSKI – “TË GJITHË PËR GJYKIM TË DREJTË”

“E para dhe më e rëndësishme, kur themi se ka ndikime në gjyqësor. Këto ndikime shpeshherë vijnë nga politika. Nëse politika dëshiron të përballet dhe të përmirësohet pavarësia e gjyqësorit, duhet vetëm që të largohet dhe të mos implikohet në çështjet që janë kompetenca të gjyqësorit”

Sipas Avramovskit, vjetërsimi i mosekzekutimit të dënimit për ish-Kryeministrin Nikola Gruevski për lëndën “Mercedesi”, është zbatimi jokonsistent I së drejtës në praktikë.

Sipas tij, kjo jep përshtypjen e joprofesionalizmit dhe njëanshmërisë së gjykatave, pasi në procedurë vërehen standarde të dyfishta, edhe pse në këtë rast, sic thotë Avramovski, faji nuk ishte i gjykatës, pasi bëhej fjalë për një arratisje.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share