Lajmi se do të shuhet platforma “Conti” përmes së cilës qytetarë të RMV-së kanë investuar dhe fituar duke I shikuar online paralajmërimet e filmave, ka shqetësuar opinionin pasi shumë prej tyre do të mbeten pa paratë e investuara në skemën e re mashtuese në internet.
Grupi në “Telegram” që numëron rreth 14.000 anëtarë nga RMV-ja, fillon të shuhet, kurse shfrytëzuesit nuk kanë të ardhura në platformën për tregti me kriptovaluta “Binance”.
Për platformën “Conti” nuk ka shumë të dhëna, për shkak se shpeshherë punon përmes Telegramit dhe funksionon me rekomandimin e miqve dhe shfytëzuesve të ardhshëm.
Qytetarët regjistrohen në aplikimin dhe anëtarësohen në grup. Detyrat e tyre janë të shohin dhe t`i pëlqejnë trejlerët e filmave holivudian, përmes aplikimeve të tyre.
Por, qytetarët nuk e kanë kuptuar se “trailerat” për filmat e Holivudit janë publike dhe publikohen në internet, për të cilët studio e filmave nuk duhet të paguajnë për shikueshmërinë.
Faqja e Facebookut e “Conti” është formuar në korrik 2023 dhe menaxhohet nga dy persona me lokalitete në Kinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Profili në Instagram është më I vjetër, I krijuar në gusht 2016, shumë kohë para se të ekzistojë “Conti”.
Në vitin 2022 përmes skemës piramidale “BigKomerce” me mijëra qytetarë të RMV-së ishin mashtruar në mënyrë të njëjtë sikurse me “Contin” edhe atëherë duke shfrytëzuar aplikacionin kontravers Binance.
Sektori për krim kompjuterik pranë MPB-së bëri thirrje që qytetarët të kenë kujdes me këto aplikime dhe të mos bien pre e premtimeve për të ardhura të mëdha, kurse Ministri I Brendshëm Toshkovski në press konferencën e sotme njoftoi se në MPB nuk kanë mbërritur kallëzime penale lidhur me “Conti”. /tvklan.mk