KËRKOJNË HETIM NGA PROKURORIA PËR SHKELJET E BËRA
Qeveria e LSDM-së dhe BDI-së ka punuar krejtësisht në mënyre ilegale dhe kriminale. Këtë nuk e thotë vetëm VMRO-DPMNE-ja, këtë e thotë edhe Enti Shtetëror i Revizionit, në një raport të përgatitur në kohën e LSDM-së dhe BDI-së dhe për të cilin Prokuroria Publike nuk ka vepruar, kështu u shpreh deputeti i VMRO-DPMNE-së, Mile Lefkov në preskonferencën e ditës së sotme. Lefkov adresoi akuza drejt drejt ish Miistrit të Bujqësisë Ljupço Nikollovski për keqpërdorime dhe keqmenaxhim të këtij institucioni.
“Sipas Raportit të Entit Shtëtëror të Revizionit, vërehet mospërputhje në mes të punësimit të nevojshëm në planin e punësimit dhe personave të punësuar, si dhe mungesë e kuadrove profesionale nga fushat në kuadër të fushëveprimit të Ministrisë. Ky është tregues se Ljupço Don Nikollovski e ka partizanizuar ministrinë dhe në vend që të zgjidh me konkurs personelin më profesional dhe nga profesionet që i duhen ministrisë, është bërë një partizim i ashpër dhe Ministrinë e Bujqësisë. Kjo ministri, si një ministri që duhet të bëjë analiza, të krijojë politika dhe të ndërmarrë masa në fushën e bujqësisë, prodhimit të ushqimit, kujdesit për ujin dhe pyjet, padyshim që kishte numrin më të vogël të ekspertëve nga këto fusha. Shtrohet pyetja se çfarë ka bërë Prokuroria Publike në lidhje me këtë raport, veçanërisht nëse merret parasysh se ai është përgatitur dhe dorëzuar në Qeveri që në vitin 2023. Pse Prokuroria Publike hesht dhe nuk vepron për një vit të tërë? Deri kur do të heshtni?” – tha Lefkov.