Eminem do të bëhet gjysh, e zbulon lajmin në mënyrën më të bukur

Reperi i famshëm, Eminem do të bëhet gjysh! Lajmin e ka bërë të ditur vetë artisti në videoklipin e këngës së re kushtuar vajzës së tij, Hailie Jade.

Në pamjet e këngës së titulluar “Temporary”, Eminem ka shfaqur momente me vajzën e tij ndër vite, duke përfshirë dhe martesën e saj me Evan McClintock në muajin Maj.

Mirëpo ajo që mori vëmendjen e të gjithëve ishte momenti i fundit në klip, ku vajza e tij i jep Eminemit një fanellë sportive ku shkruhet “Gjyshi” dhe numrin 1 të skalitur në anën e pasme teksa në duar mban ekon e bebit.

Pas publikimit të këngës, Jade konfirmoi shtatzëninë e saj në Instagram, duke ndarë një foto me bashkëshortin e saj së bashku me fjalët: “Mami dhe babi në 2025”.

Jade është vajza e vetme biologjike e Eminem, me ish-bashkëshorten e tij Kim Scott./tvklan.al

https://www.instagram.com/reel/DAq2ul-ytRL/?igsh=c3I3dm5wdDNyeGEz

Lexo gjithashtu
Total
0
Share