“Mos prek me dorë”, tensionohet situata në Shqipëri, deputetët e opozitës përplasen me gardistët (Video)

Deputetët e opozitës janë përplasur me punonjësit e Gardës në hyrjen anësore të Parlamentit. Situata u tensionua kur, siç duket në pamje, ka shkuar për të hyrë në Parlament ministri i Financave Petrit Malaj.

Punonjësi i Gardës që shoqëron ministri tentoi të hapte rrugën e bllokuar prej deputetëve të opozitës. Por në këtë moment, deputetët opozitarë u përplasën me të dhe punonjës të tjerë të Gardës.

Shumica e deputetëve të opozitës nuk lejohen të hyjnë në Parlament për shkak se janë përjashtuar nga Këshilli i Etikës. Për pasojë, ata kanë bllokuar hyrjet e Kuvendit dhe nuk lejojnë të hyjnë brenda as ministrat dhe deputetët e mazhorancës.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share