Derisa Fronti Europian përgaditeshtë për ngjarjen ku dorezentuan dëshmtmet e qeverisë VLEN – VMROI në 100 ditëshin e parë , deputetët e VLEN-it në parlament mbajtën pres konferencë nga ku drejtuan kritika dhe akuza për korrupsion për drejtuesit dhe ish funksionarët e Frontit Europian.
Deputetja Saranda Imeri – Stafai nga Kuvendi e ka quajtur “shfaqje” për ti ikur dhe shmangur drejtësisë konferencën e Frontit Europian ku këto të fundit, numëruan dështimet e VLEN-it. Ajo ka drejtuar akuza të rënda në adresë të kreut të Integristëve, Ali Ahmeti.
Saranda Imeri – Stafai – deputete
“Ali Ahmeti nga Komandant Abaz Gjuka është kthyer në ortak të striptizëve dhe të bixhozit. Nipi i Ali Ahmetit, Drini u bë i njohur për opinionin në qershor të 2023 pas aferës ‘Soravia” ku si 24 vjeçar bleu qendrën tregëtare prej 13 mijë metër katrorë në qendër të Shkupit, me një shumë marramendëse prej 20 milion eurosh. Bëhet fjalë për një skemë transaksionesh të dyshimta që po hetohet nga Prokuroria publike për krim të organizuar e cila ndër tjera ka kërkuar ndihmë juridike ndërkombëtare madje edhe nga autoritetet amerikane”, tha Stafai.
Pas akuzave deputetja e VLEN, foli edhe për mbylljen e pikave në të cilat ofrohen kreditë e shpejta, gjë të cilën e kishin premtuar në fushatën zgjedhore dhe përsërit edhe njëher se do të mbyllen kazinot online edhe pse krerët e VLEN-it tani më dy javë lavdrohen se kanë arrit ti mbyllin të njejtat e që rezulton të mos jetë ashtu.
Saranda Imeri – Stafai
“Në proces të tanishëm janë mbyllja e kazinove online për kreditë e shpejta edhe për ato do të kemi së shpejti veprim.”
Nga VLEN shtojnë se mezi presin që klika e BDI-së të përballet me anëtarësinë dhe simpatizantët e tyre. Do të shohim si do t’i bindin ata që të mbrojnë krimet milionëshe me të cilat janë pasuruar Ahmeti, Grubi, Kreshniku, Bujari, Ejupi, Përparimi, Musa dhe familjarët e tyre, thonë nga VLEN.