Me video ku numroheshin dështimet e 100 ditëshit të parë të VLEN, filloi konferenca e organizuar nga Fronti Europian.
Krerët e partive të këtij koalicioni u shprehën se dështimet e VLEN-it do të jenë afatgjate dhe me pasoja për shqiptarët.
Kreu i BDI-së, Ali Ahmeti përsëriti kërkesën për vetting dhe hetim të funksionarëve për prejardhjen e pasurise. Sipas Ahmetit askujt sja mban. Porositi VLEN-in se BDI nuk është gomë rezervë që të hyjë në qeveri.
Ziadin Sela i vendosur tha se protestat nuk janë destabilizim, por demokratizim. Shtoi se Fronti do ta mbrojë legjitimitetin shqiptar dhe atë të pakicave. Ju bëri thirrje partive të Koalicionit Vlen ti bashkangjiten Frontit Europian.
Kreu i Lëvizjes Populli, Skender Rexhepi kërkoi që VLEN të tërhiqen nga Qeveria sepse pjesë e asaj në asnjë mënyrë nuk do të bëhet Fronti Europian.
E nga foltorja, kreu i PDE-sê, Arjanit Hoxha numëroi dështimet e kësaj Qeverie dhe tha se vazalët e VLEN po heshtin para gjithçkaje që po bëhet në dëm të shqiptarëve.
Në këtë konferencë folën edhe përfaqësuesit e komunitetit Turk dhe boshnjak, pjesë e këtij koalicioni. Edhe kësaj rradhe si në shënimine përvjetorit të Marrëveshejs së Ohrit mungoi kryetari I PDSH-së Menduh Thaci.