Plazh në Tetor në bregdetin e Vlorës

Plazh në Tetor në Vlorë. Qytetarët i janë drejtuar bregdetit duke shfrytëzuar motin me diell. Nuk janë vetëm vizitorë vendas, por edhe nga rajoni e shtete të tjera. Ata vlerësojnë veçanërisht qetësinë në këtë periudhë.

“Shumë mirë. Unë jam nga Maqedonia, nga Struga.”

“Mosha e tretë do qetësi prandaj vijmë në Shtator se kshu do të vinim në Korrik në Gusht ne.”

Mes pushuesve ka edhe turistë të huaj.

“Ne vjmë nga Ukraina, me familjen time bashkëshortin dhe fëmijët. Kemi ardhur për pushime këtu. Kjo është hera e dytë që e vizitojmë këtë qytet. Kemi qenë edhe në Sarandë, por më pëlqen më shumë Vlora sepse është më e pastër dhe njerëzit janë shumë miqësor.”

“Jam këtu prej një jave e gjysmë. Qyteti është shumë i bukur, klima shumë e mirë. Shoh që ka shumë turistë. Është hera e parë që vij këtu, por kam bërë shumë miq. Mendoj se do të kthehem sërish këtu për të vizituar më shumë destinacione.”

Vlora është një nga qytetet më të vizituara në vend pasi është zgjedhur nga mijëra pushues nga shtete të ndryshme.

Klan News

Lexo gjithashtu
Total
0
Share