Mickoski nuk ka njohuri kush do të jetë avokat i shtetit

NË GARË KATËR EMRA NË MESIN E TYRE BEKIM EMINI NDAJ TË CILIT PROKURORIA HAPI HETIME

Kyeministri Hristijan Mickoski nuk ka njohuri kush do jetë avokat i shtetit, e as ku8sh janë kandidatët për këtë post. Në garë janë katër emra në mesin e tyre edhe Bekim Emini ndaj të cilit prokuroria hapi hetime për keqëpërdorim të detyrës derisa ka qenë drejtor I Agjencisë për investime  të huaja.

Kryeministri Hristijan Mickoskiende nuk e din kush do të jetë avokat I shtetit. Edhe pse pritej Qeveria javën që shkloi nuk emroj asnjë nga kandidatët e mundshëm për të parin e këtij instuitucioni. I pyetur sot se a është vërtet se Qeveria mendon ta emroj Bekim Eminin për Avokat të shtetit edhe pse ndaj tij janë hapur hetime nga organet e drejtësisë për keqëpërdorim të detyrës derisa ka qenë drejtor I Agjencisë për investime  të huaja, Mickovski tha se nuk ka njohuri se kush janë kandidatët e mundshëm për këtë post.

‘Se kush do të jetë avokati i shtetit ka pasur një thirrje të hapur, nuk e di kush janë kandidatët dhe nuk e di se cili do të jetë vendimi, sëpari  do të shqyrtojmë këtë, në këtë apo seancën e ardhshme të qeverisë’ tha Mickoski.

Emini, që është gjithashtu kryetar i degës së Alternativës në Gostivar, përballet me procedura hetimore nga organet kompetente për keqpërdorim të detyrës gjatë kohës që ka drejtuar Agjencinë për Investime të Huaja. Megjithatë, ai mbetet në garë për këtë post, ndonëse informacionet e fundit tregojnë se ka një hetim aktiv në lidhje me veprimet e tij.

Qeveria pritet të vendosë se cili nga katër kandidatët do të emërohet në këtë rol të rëndësishëm. Më herët Komisioni për Antikorrupsion ka konfirmuar se ka një rast aktiv ndaj Eminit, të njejtën e ka bërë edhe prokuroria dhe hetimi ndaj tij është në duar të prokurorit Gavril Ristovski. Ai akuzohet për keqpërdorimin e detyrës dhe për dëmtimin e buxhetit të shtetit përmes nënshkrimit të marrëveshjeve në katër sy, pa ndjekur procedurën ligjore. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share