Spasovski i bën thirrje Gashit që të thërret seancë për ligjin për “Branitellat”

Deputeti i LSDM-së Olver Spasovski në një postim në rrjetin socil Facebook i bëri thirrje kryetarit të Kuvendit Afrim Gashi që sikur thirri seancën për huamarrjen Hungareze ta thërret edhe për ligjin për Branitellat. Sipas tij, ky ligji nuk mund të sjell tensione në vend pasi i njejti është i hapur për debat në kuvend.

‘Një zgjidhje ligjore për të cilën hapet debat në shtëpinë ligjëvenëse nuk mund të jetë objekt i tensionit. Përkundrazi, shtëpia ligjëvedëse është vendi ku duhet të hapim të gjitha debatet, të diskutojmë dhe mbyllim çështjet. Vetëm nëse hapim pyetje dhe debate jashtë institucioneve mund të krijojmë tensione. Procedura duhet të vazhdojë. Edhe pse shohim se po bëhen lëvizje për të ndaluar procedurën e nxjerrjes së ligjit. E shohim se kryetari i Kuvendit, Gashi, ka standarde të dyfishta sa i përket thirrjes së seancës.

Kur ishte huamarrja nga Hungaria, mund të thirret seancë e Komisionit, por kur është fjala për Ligjin për Branitellat, nuk mundet. Procedura duhet të vazhdojë sipas rregullores, ka shkruar Spasovski në facebook.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share