100 ditë qeverisje VMRO-VLEN/ Seferi: RMV nga BE u orientua drejt Hungarisë, Selmani: Po preket gjithçka shqiptare

100 ditëshi i qeverisjes VMRO-VLEN debatohet sonte në emisonin Klan Debat në Klan Macedonia.

Analisti Sefer Selimi tha se RMV po ndryshon partnerët strategjik, si SHBA-të dhe BE-në dhe po orientohet drejt Hungarisë, një vend tashmë nën sanksione të BE-së.

“Në RMV po ndodhin disa procese që mund të shkaktojnë pasoja afatgjate në atë se ku jemi dhe si po zhvillohemi ne si shoqëri. Po ndryshojmë partnerët strategjik, nga SHBA-të dhe BE që i kemi pasur, e poashtu edhe Gjermaninë, Austrinë, Francën etj, me një shtet si Hungaria, nëj shtet që është nën sanksione nga BE. Erdh Orbani dhe shpalosi atë euro-skepticizmin e tij edhe në RMV, ndau edhe kredinë hungareze. Pika e dytë është kthimi i dinjitetit maqedonas, duke bërë veprime anti-shqiptare nisur nga ngrirja e balancuesit ose tendenca për shfuqizimin e gjuhës shqipe etj… Pra e shohim një kthim të dinjitetit maqedonas, duke shkelur dinjitetin e shqiptarëve”, tha Seferi.

Profesioni universitar, Bashkim Selmani tha se këto 100 ditë qeverisja kanë qenë trishtim sepse kjo qeveri ka prekur tema të ndjeshme për shqiptarët, duke përmendur flamurin, gjuhën dhe largimin e shqiptarëve nga puna.

“100 ditë trishtim! Po përballemi me nacionalizëm maqedonas, sepse ai premtim që u dha në fushatë që të ua kthejmë Maqedoninë maqedonasve, e shohim se po ndodh tani. Flamuri jonë kombëtar kurrë nuk është prekur, mirëpo kjo qeveri e ka prekur. Po thirren gjithmonë në atë shteti i maqedonasve, institucionet maqedonase, pra gjithçka maqedonase… Subjektet shqiptare asnjëherë nuk arritën të realizojne kurrë gjithë atë çfarë ju premtuar elektoratit. Në fushatë flasin për interesa kombëtare dhe kur vinë në Shkup mbrojnë interesat e shtetit. Bashkëqytetarët tanë tashmë si aparat shtetëror na godasin flamurin, gjuhën, barazpeshën institucionale dhe dëbimet që po ju bëhet dëbimi i shqiptarëve nga istitucionet…”tha Selmani. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share