Nipi i Luan kransiqit sonte në ring

Këtë të shtunë do të hip në ring nipi i Luan Krasniqit, Ardiani, i cili po synon brezin WBO Intercontinental.

Ai do të përballet me boksierin nga Uganda, Saul Ivan Male, teksa data e meçit, për Ardian Krasniqin, e ka një kuptim.

“Përgatitjet kanë qenë intensive, ka qenë një kamp i gjatë, 12 javë jam përgatitur për këtë meç, 28 shtatori është një datë e rëndësishme për mua, është dita kur xhaxhai Luan Krasniqi ka luftuar për titullin e botës”, është shprehur Krasniqi, njofton Klankosova.tv.

Krasniqi deri më tani në karrierën profesioniste ka nëntë meçe të zhvilluara, e të gjitha të fituara me nokaut.

Ardian Krasniqi nuk do të jetë boksieri i vetëm shqiptar që do të ngjitet në ring.

Pasi për ta bërë më atraktive këtë mbrëmje në ring do të ngjiten edhe tre boksierë tjerë shqiptar: Altin Zogaj, Eris Bajra dhe Labinot Xhoxhaj.

Këto ndeshje do të zhvillohen të shtunën në MHP Arena në Ludëigsburg dhe do të transmetohen ekskluzivisht në Klan Kosova duke nisur nga ora 21:00.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share