Liga e Parë: Xhiroja e 8-të sjell “superderbin” Shkëndija – Vardari!

NDESHJET ZHVILLOHEN TË DIELËN NË ORA 14.00

Të dielën në program janë ndeshjet e javës së 8-të të sezonit vjeshtor  në Ligën e parë të futbollit vendor. Kryendeshja e kësaj jave zhvillohet në stadiumin e qytetit në Tetovë mes Shkëndijës dhe Vardarit. Të gjitha  ndeshjet fillojnë në ora 14:00.

Stadiumi i qytetit në Tetovë është nikoqire e derbit të madh midis  Shkëndijës dhe Vardarit , dy ekipe  që kanë histori rivaliteti në  futbollin vendor.

Futbollisti Klisman Cake në pritje të kësaj ndeshjeje tha se në ekip mbretëron një atmosferë e mirë, por fton publikun që të mos bien pre  e provokimeve.

“Është një ndeshje mjaft e rëndësishme për ne. E presim me një atmosferë të mirë edhe presim që të fitojmë pasi që e dimë të gjithë lojtarë  e gjithë qyteti se çfarë rëndësie ka ajo ndeshje për ne. Është derbi për ne dhe do japim maksimumin. Publikun e dimë që do të jetë në numë të madh dhe i presim të na mbështesin  dhe të mos  bien pre i provokimeve që mundohen  gjithmonë të na  bëjnë ekipit tonë si brenda  dhe jashtë fushe, por të na  mbështesin neve të arrimë fitoren. Se e vetmja mënyrë që mund të na ndalin janë provokimet“ – tha Cake.

Besa e Dobërdollit  në  stadiumin e qytetit në Gostivar  takohet me  Voska Sport, me pretendime për të ftuar tri pikët më se të nevojshme.

“Nga kjo ndeshje mund të presim se ekipi do të japi maksimumin, do të japim më të mirën nga vetja që të dalim fitues nga  kjo ndeshje. Si që cekët edhe ju, patëm një rezultat shumë të mire kundër Shkupit  duke ditur se është një terren shumë  i vë shtirë. Besoj dhe shpresoj se kjo pikë  dhe loja e mirë  që e bëmë të jetë një kthesë për në të ardhmen  dhe për në fillim të mbledhim pike dhe  të fitojmë pike e radhës “ – tha Neziri.

Në ndeshjet tjera të javë së 8-të takohen: Struga Trim Lum – Gostivari, Rabotniçki – Shkupi, AP Brera – Pelisteri, Rabotniçki – Shkupi dhe në stadiumin e Kërcovës, Tikveshi – Sileksi. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share