Çejku: Mickoski duhet ta kuptojë se ajo qeveri dhe ai shtet qëndron në këmbë për aq kohë sa shqiptarët jetojnë në paqe!

Ish-ambasadori i Shqipërisë në Shkup Arben Çejku në një intervistë në studion e emisionit “Drejt” në “Ora News” u shpreh se revanshi që ka ndërmarrë mazhoranca qeverisëse në Maqedoninë e Veriut ndaj marrëveshjeve të nënshkruara nga qeveritë e mëparshme, është shkaku i ndryshimit të qëndrimeve të ndërkombëtarëve ndaj Shkupit zyrtar i cili duket se ka krijuar probleme lidhur me integrimin e vendit në Bashkimin Evropian.

“Ne kemi në dorë t’i tërheqim vëmendjen Maqedonisë së Veriut lidhur me atë çfarë po bën ndaj çështjes së gjuhës shqipe. Pra nëse Maqedonia tenton të rrëshqasë ne problemet e brendshme për të tërhequr vëmendjen për problemet që ka me Bullgarinë është e gabuar.

Mickoski duhet ta kuptojë se ajo qeveri dhe ai shtet qëndron në këmbë për aq kohë sa shqiptarët jetojnë në paqe.

Pra, jemi në një situatë ku Maqedonia e Veriut vetë ka një problem shumë më të madh nga këto që themi ne këtu. Nëse kjo qeveri ka menduar që të ndërtojë një strategji për përplasje me shqiptarët për të mbuluar apo justifikuar dështimet e saj në raport me Bullgarinë që është pika kyçe dhe ndarëse.

Ne sot kemi lajmin që Maqedonia e Veriut ka ngelu mbrapa me integrimin, pasi është ndarë nga procesi së bashku me Shqipërinë.

Dhe disa gjëra nuk ndodhin rastësisht. Pra Viktor Orban ka dhënë 500 milionë dollarë kredi të butë dhe po zhvillon mbledhje të përbashkët me Mickoskin.

Ai nuk e bën dot vezën që bënte Gruevski, pasi është model më i shëmtuar madje por nuk e bën dot. Pra, pa shqiptarët, Mickoski udhëton në një gomone të shpuar”, u shpreh në vlerësimin e tij diplomati Agim Çejku.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share