Ligji për “branitellat”, Gashi kategorik se nuk do të thërret seancën! LSDM pret që Gashi të reflektojë ndërsa Mexhiti siguron se ligji nuk do të kalojë!

LIGJI PËR BRANITELLAT – GASHI KATEGORIK SE NUK DO TË THËRET SENCËN

LSDM PRET NGA GASHI TË REFLEKTOJ – MEXHITI SIGURON SE LIGJI NUK DO TË KALOJ

Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi vazhdon të mos ndryshojë qendrim lidhur me ligjin e Branitellave. Thotë se nuk do ta ftojë seancën e Komisionit për Politikë Sociale sepse të njëjtén e ka thirrë tashmë njëherë Ilire Dauti, pavarësisht se në atë seancë nuk është diskutuar ligji.
Ai nuk komenton pjesën nëse Ilire Dauti ka shkelur ligjin dhe rregulloren.

AFRIM GASHI

“Unë jam kryetar i Kuvendit e inplementon rregulloren por jo që gjykon. Unë nuk jam këtu për të gjykuar kush e then rregulloren ose jo. Kjo nuk është e drejta ime është çështje e interpretimit nga palët në aspektin politik juridik dhe të ekspertëve dmth mbetet çështje e interpretueshme.”

Se ligji i Branitellave nuk do të kalojë e thotë edhe Izet Mexhiti.

IZET MEXHITI

“Propozimi i LSDM-së dhe BDI-së, unë ju siguroj që ky ligj nuk kalon. Në kohën e BDI-së ka kaluar disa herë ligji i branitellave. Ata edhe sot kanë status social.”

Nga Lidhja Social Demokrate thonë se si parti presin nga Gashi ta ftoj Komisionin për Rregullore çështje të Mandateve dhe Imunite për diskutuar zbllokimin e ligjit të branitellave.

VENKO FILIPCE

“Deri më tani i kemi shfrytëzuar të gjitha mundësitë që i ofron rregullorja në kuvend që për atë ligj të debatohet në komisionin amë. Rregullorja është ndryshuar dhe për dallim nga e kaluara kur dikush bllokonte dhe nuk caktoheshin seanca në komisione nuk kishte mekanizëm, në rregulloren e re qartësohet se nëse dikush nuk vepron, nuk fton seancë atë e ka patjetër ta bëj kryetari i Kuvendit i cili cakton seancën dhe cakton udhëheqësin e të njëjtës. Do të shohim çfarë do të ndodhë me këtë mekanizëm pastaj vazhdojmë tutje.”

Ndryshe insistimi i LSDM-së është që seancën për Branitella ta thirrë Afrim Gashi sepse është tashmë e qartë se Ilire Dauti nuk ka ndërmend ta bëjë këtë pa u përfshirë në ligj edhe ish ushtarët e UÇK-së. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share