“Mësuesi im, heroi im”, kështu titullohet kënga kushtuar babait nga Valon Islamaj

Me tekst nga Mentor Thaqi e muzikë nga vet këngëtari Valon Islamaj, projekti i tij i fundit “Mësuesi im, heroi im”, me orkestrim nga Kreshnik Aliqkaj dhe Kujtim Shala.

Kënga i është dedikuar mësuesit të tij të parë që njëkohësisht është dhe prindi i këngëtarit.

Ky projekt është një kthesë në karierën e Valonit i cili projektin përveç që ia dedikon prindit të tij poashtu edhe gjithë heronjëve të arsimit shqip.

Video është punuar nga Enis Limani, ndërsa aktor kryesor në videoklip është Nori Islamaj.

Disa nga vargjet e këngës:

Sa herë malli më pushton,
E mundohem ta mund lotin,
Mendja shpejt te ti më shkon,
E mu dhimbjen e shkund motin.

Ndiqni videon në vazhdim:

Lexo gjithashtu
Total
0
Share