Akuzohet për keqpërdorim të detyrës zyrtare, Besija Iljazi: Pretendimet janë të pabaza, nuk kam kryer asnjë veprim të kundërligjshëm

Prokuroria Publike e Maqedonisë së Veriut sot ka njoftuar se  ka ngritur aktakuzë kundër drejtoreshës organizative të Klinikës Universitare për Toksikologji për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Në njoftimin e plotë nga prokuroria Publike thonë:

PROKURORIA PUBLIKE E MAQEDONISË SË VERIUT

“E akuzuara në cilësinë e drejtoreshës organizative të Klinikës Universitare për Toksikologji, ka tejkaluar kompetencat e saj zyrtare me qëllim që t’u mundësojë përfitim pagash të kundërligjshëm për 17 persona. Duke vepruar në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, ajo në maj të këtij viti ka lidhur kontrata pune me personat për punësimin e tyre në Klinikë, pas së cilës ka nxjerrë në mënyrë retroaktive urdhërpagesat me të cilat ajo u ka paguar atyre kompensim mujor për punësimin e tyre të mëparshëm të supozuar. Në listë ka shtuar persona me të cilët nuk është lidhur fare kontratë pune dhe të cilëve u është paguar edhe kompensimi për gjoja punët e kryera. Në këtë mënyrë është dëmtuar buxheti i Klinikës në shumë prej 659.781 denarë, ndërsa të punësuarve u është siguruar përfitim i kundërligjshëm”.

Në lidhje me akuzën në fjalë, Besija Iljazi thotë që pretendimet e paraqitura janë të pabaza . Iljazi për Klan Maqedoni thotë që nuk ka kryer asnjë veprim të kundërligjshëm,dhe në asnjë rast nuk ka mundwsuar askujt përfitime materiale,

BESIJA ILJAZI

“Akuzat dhe të gjitha ankesat, se kam nisur një procedurë të re punësimi dhe i kam punësuar këta persona, janë të pabaza, për shkak se unë i kam gjetur ata punonjës në vendet e tyre të punës dhe për këtë si dëshmi egzistojnë edhe kontratat në vepër me Klinikën e Toksikologjisë disa vite me rradhë, për të cilët ka fakte dhe dëshmi të dokumentuara në arhivin e klinikës për të njejtët persona që po flasim. Dua të sqaroj, se nuk kam kryer asnjë veprim të kundërligjshëm, pra nuk kam shkelur ligjin dhe në asnjë rast nuk kam përfituar përfitime materiale, duke marrë parasysh se me mjetet e paguara, kemi paguar vetëm punëtorët që kanë punuar me ndershmëri në punën e tyre, në vlerë sa është miratuar nga Ministria e Shëndetësisë, gjegjësisht në vlerë të një page mesatare në shëndetësi”.

Për trazirat në këtë klinik Iljazi akuzon drejtorin medicinal Danil Petrovski, I cili sipas saj ka mbajtur puntorë në vend të punës pa asnjë kontratë duke I angazhuar me punë dhe kujdestari duke mos I paguar asnjë denarë.

BESIJA ILJAZI

“Mendoj se kjo nuk mund të trajtohet si përfitim personal, as përfitim për personat në fjalë. Pyetja duhet të jetë se si është e mundur që drejtori medicinal Danil Petrovski, i cili nga data 01.01.2024 deri më 28.03.2024, i mbante këta punëtorë në vendet e tyre të punës pa asnjë kontratë, gjithashtu i angazhoi me punë dhe kujdestari dhe nuk u pagoi asnjë denarë. Ai është fajtori kryesor që e ka shkaktuar këtë vepër dhe jo unë që e kam gjetur atë gjendje ashtu dhe jam munduar ti ndihmoj ata njerëz dhe për të gjetur zgjidhjen më të mirë, si për ata ashtu edhe për klinikën”.

Besija Iljazi shton se me ardhjen e drejtorit të ri, janë larguar nga puna 17 shqiptarë dhe se po vazhdohet të mbahet në punë vetëm 1 maqedonase Ndërkaq për kontratat në fjalë janë ndjekur të gjitha procedurat në ministritë përkatëse dhe pasi është marrë pëlqimi nga Ministria e Shëndetësisë dhe e Financave janë firmosur kontratat në mënyrë ligjore. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share