“Vatikani mysliman” gati të lindë, media franceze shkruan për Shtetin Bektashi

Shteti Bektashi në Tiranë ka bërë një jehonë të madhe në shumë vende të botës, përfshirë edhe Francën.

Intervista e kryeministrit Edi Rama në “New York Times”, ku tha se do të krijohet një “mini-Vatikan”, ka sjellë dhe një kronikë nga prestigjiozja franceze, “Le Parisien”.

“Shteti më i vogël në botë është gati të lindë. Kryeministri shqiptar Edi Rama, një katolik jo praktikues, njoftoi të shtunën në rubrikat e New York Times synimin e tij për të krijuar një ent të ri të qeverisur nga bektashinjtë për të promovuar një islam tolerant. Një lloj ‘Vatikani mysliman’, me një sipërfaqe prej 0,11 km², sa një e katërta e sipërfaqes së Qytetit të Vatikanit”, shkruan prestigjiozja franceze.

Më pas ajo shpjegon pjesën se si do të funksionojë ky shtet, duke shkruar: “Ky shtet i ri do të vendoset në lindje të kryeqytetit të Shqipërisë, Tiranës dhe do të shërbejë si një shtëpi politike për myslimanët bektashi, komuniteti i katërt fetar i Shqipërisë pas myslimanëve sunitë, të krishterëve ortodoksë dhe katolikëve.

Ajo do të ketë administratën e saj, pasaportat dhe kufijtë e saj. Një muze që tregon historinë e bektashinjve dhe një dhomë lutjesh do të instalohen gjithashtu atje. Lideri aktual shpirtëror Baba Mondi, i thirrur për t’u bërë kreu i shtetit, kërkon gjithashtu një shërbim inteligjence. Nënshtetësia do t’u jepet vetëm anëtarëve të klerit dhe administratës së tij.

Konsumimi i alkoolit do të lejohet dhe gratë do të jenë në gjendje të veshin çfarëdo veshje që dëshirojnë, sipas praktikave tolerante të rendit bektashi, një degë e islamit shiit të ndikuar nga sufizmi, i cili mbron një vizion tolerant dhe mistik të Islamit, fetë dhe filozofitë e tjera”.

“Një ekip ekspertësh ligjorë, duke përfshirë juristë ndërkombëtarë, po hartojnë një tekst që përcakton statusin sovran të shtetit të ri brenda Shqipërisë”, -shkruhet në artikull.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share