Ahmeti: Nismat kundër gjuhës shqipe dhe “balancuesit” të pamatura dhe të papjekura! Vettingu i monitoruar ndërkombëtarisht është “ilaçi” kundër korrupsionit

Iniciativa të pamatura dhe të papjekura. Kështu kreu I BDI-së, Ali Ahmeti, e ka quajtur vendimin e Gjykatës kushtetuese për balansuesin dhe inciativën për të cilën në fillim të tetorit kjo gjykatë duhet të shqyrtojë rreth ligjit për gjuhën shqipe.

Ai ka përkujtuar se gjenerator i krizës I cili ka shkaktuar përplasjen mes dy etnive në vend ka qenë ndryshimi I kushtetutës së vitin 1974.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI

“Mos respektimi, mos përfaqësimi, majorizimi i shqiptarëve, duke i përjashtuar nga çdo e drejtë deri edhe te shkollimi dhe të mos flasim më për privatizimin që u bë një masakër duke i përjashtuar shqiptarët nga çdo e drejtë në këtë vend, kështu që nuk kemi nevojë gjërat t`i kthejmë pas, vendit i duhet stabilitet, vendit i duhen marrëdhënie të mira ndëretnike”, tha mes tjerash Ahmeti.

Ahmeti ka folur edhe për akuzat dhe kërcënimet që bën qeveria aktuale për përfshirjen në kriminalitet të ish funksionarëve të BDI-së. Lufta kundër krimit dhe korrupsinoit nuk guxon të jetë selektive dhe pa bërë veting paraprak ka thënë Ahmeti.

ALI AHMETI – KRYETAR I BDI

“Jemi të përkushtuar dhe t`u jepen fund të gjitha legjendave që bëhen për kriminalitet dhe keqpërdorim të pushteteve, këtë çështje e zgjidh vetingu. Me përfaqësim ndërkombëtarë me asistencë ndërkombëtare, pse të mos hapet edhe çështja e privatizimit në shtet se si ka ndodhur në vitet e 90-ta. Ne do të marrim iniciativa të hapen këto çështje sepse nuk mund të jemi të suksesshëm në luftë as kundër krimit as korrupsionit, nëse nuk kemi veting të mirfilltë edhe atë me specialist ndërkombëtar “, deklaroi Ahmeti.

Pas një kohe të gjatë është ky prononcimi I parë publik I liderit të BDI-së Ali Ahmeti pas zhvillimeve të fundit në vend.

Deklaratën Ahmeti e bëri pas takimit që realizoi me kryetaren e parlamentit të Shqipërisë Eliza Spiropali. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share