“Kërkon para për të bërë një fotografi” – Eli Malaj i përgjigjet komentueses

Dje në platformën “TikTok” u bë virale një video e cila përfshin një akuzë të rëndë nga një grua ndaj ekipit të këngëtares Eli Malaj.

Sipas saj, anëtarët e ekipit i kanë kërkuar 50 euro për të realizuar një fotografi me këngëtaren, një pretendim që shkaktoi një valë reagimesh nga ndjekësit e saj.

Pas këtyre reagimeve të shumta, këngëtarja u detyrua të dalë në një deklaratë për të sqaruar situatën dhe për të shpjeguar pozitat e saj.

#anatafili3 #ovariancancer #cancro #metastatico #albania🇦🇱 #@Eli Malaj ♬ Lost in Time – George King & Richard Kimmings

 

Ajo mohoi kategorikisht akuzat, duke theksuar se nëse ndonjë anëtar i ekipit të saj do të kishte vepruar në atë mënyrë, ajo nuk do të vazhdonte më të bashkëpunonte me ta.

Më tej, Eli theksoi se nuk ka realizuar kurrë një veprim të tillë dhe se, përkundrazi, ka pasur raste kur ajo vetë ka ofruar ndihmë financiare.

Kjo deklaratë e saj vjen për të qetësuar fansat dhe për të sqaruar çdo keqkuptim që mund të ketë lindur nga kjo situatë. /Telegrafi/

Per ate Zonjen e 50/teshes ☺️#anatafili3 ♬ original sound – Eli Malaj

Lexo gjithashtu
Total
0
Share