Taravari: Vendimi për balancuesin është i nxitur/ Minçev e miraton si hap në të drejtë

Nuk po përgatitet zgjidhja ligjore për “balancuesin”, pritet vendimi përfundimtar i Gjykatës Kushtetuese ka deklaruiar sot ministri I administratës publike Goran Mincev. Personalisht tha ai e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese dpasiqë sipas tij “balancuesi” është abuzuar prej vitesh.
”Përsa i përket vendimeve ligjore, në këtë moment nuk mund të them nëse do të ketë një të ri apo cila do të jetë përmbajtja e asaj zgjidhje ligjore, sigurisht që do të prisja vendimin përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese dhe sigurisht Ministria e Administratës Publike, në varësi të asaj që do të jetë, ne do t’i afroheshim një zgjidhjeje të re të mundshme ligjore, e cila, meqë ra fjala, duhet të them që është një kategori kushtetuese” – tha Ministri i administratës publike Goran Minçev
Për Arben Taravarin vendimi I Gjykatës Kushtetuese për balancuesin ka qenë e nxituar, Ai shtoin se është për tu habitur fakti që BDI deri sa ka qenë në pushtet nuk ka zgjidhur me ligjë cështjen e gjuhës dhe përfaqësimit adekut të shqiptarëve.
”Unë z.Selen dhe Ahmetin nuk i kuptoj se pse tash ju kujtohet se duheshkan në gjykatë kushtetuese te ketë badenter. Zoteri Sela si miku I afërt I z. Ahmetit, 22 vite ka pasur pushtet apsolut, local dhe qendror. Pse nuk e sollën një ligj si duhet ëpr gjuhën shqipe, pse nuk e solën që me badenter të votohet në gjykatën kushtetuese, a tash ju kujtua? A duhet tju japim edhe 22 vite që ta bëjnë një gjë të tillë, pse nuk e bënë deri tani?” – tha Taravari.
Ndërkohë nga Fronti Europian për çështjen e Balancuesit vazhdojnë ta akuzojnë VLEN-in. Ilire Dauti thotë se ligji për përfaqësim të drejtë nuk do ishte i plotë pa Balancuesin.
Me vendimin e fundit të gjykatës Kushtetuese me të cilin është ngrirë aplikimi I balansuesit pezullohët aplikimi I tij gjatë punësimeve në administrat deri në gjetjen e një zgjidhje adekute ligjore. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share