Izraeli kryen sulme ajrore në Libanin jugor, godet mbi 100 raketahedhës të Hezbollahut

Izraeli ka bërë të ditur se ka kryer sulme të gjera ajrore në Libanin jugor, ku tha se avionët e tij luftarakë kanë goditur më shumë se 100 raketahedhës të Hezbollahut dhe “lokacione të tjera terroriste”, duke përfshirë një objekt të ruajtjes së armëve.

Forcat Mbrojtëse të Izraelit thanë se raketat ishin gati për t’u lëshuar ndaj Izraelit, teksa nuk dihet nëse gjatë sulmit izraelit ka pasur viktima.

Agjencia shtetërore e Libanit e Lajmeve tha se Izraeli kreu të paktën 52 sulme në jug të vendit të enjten në mbrëmje dhe se Libani gjithashtu kishte nisur sulme në objektet ushtarake në Izraelin verior.

Sulmet ajrore izraelite, të cilat zgjatën më shumë se dy orë, ishin nga më intensivet e konfliktit të fundit.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share