Kryeministri Mickoski takim me Michel dhe Varhejin në Bruksel

LIDERËT E BALLKANIT PERËNDIMORË NË DREKË ME VON DER LEYEN

Kryeministri Hristjan Mickoski po qëndron në Burksel, vizitë e cila do të zgjasë deri të premten. Sot kryeministri dhe liderët tjerë nga Ballkani Perëndimorë do të marrin pjesë në një drekë të organizuar nga kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Më pas, kryeministri Mickoski do të ketë takim edhe me kryetarin e Këshillit Evropian, Charles Michel më pas me komisionerin evropian për zgjerim, Oliver Varheji.

Gjithashtu është planifikuar një takim me Drejtorin e Përgjithshëm të Drejtorisë së Përgjithshme për Fqinjësinë dhe Negociatat e Zgjerimit Gert Jan Kompan. Në njoftimin e Qeverisë thuhet se ky takim diplomatik i kryeministrit Mickoski ka për qëllim intensifikimin e bashkëpunimit të mëparshëm dhe është i rëndësishëm për procesin e anëtarësimit të Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Takimet do të mbulojnë një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me stabilitetin rajonal, rritjen e bashkëpunimit ekonomik, përafrimin e reformave me standardet evropiane, sundimin e ligjit dhe luftën e pakompromis të qeverisë kundër korrupsionit dhe krimit. Në këtë udhëtim zyrtarë, kryeministri Mickoski shoqërohet edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë Timço Mutsunski dhe ai i Çështjeve Evropiane, Orhan Murtezani.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share