Nikollovski: Politikanë të korruptuar Bullgarë duan t’i shkatërojnë raportet Shkup-Sofje!

SOFJA BLLOKON ANËTARËSIMIN E RMV-së NË BE

I menjëhershëm ka qenë reagimi I Zv/Kryeministri Nikolovski lidhur me sulmet që vijnë nga Sofja.

Ai, sic thuhet në një komunikatë të shpërndarë nga qendra për komunikime e VMRO-DPMNE-së, thotë se politikanë të pasuksesshëm dhe të korruptuar bullgarë krijojnë histeri dhe duan t`I shkatërojnë raportet dhe se e shfrytëzojnë Maqedoninë si temë parazgjedhore, sic thotë, në vend që të merren me situatën e vështirë ekonomike në Bullgari.

“Qëndrimet e tyre për Maqedoninë, në fakt tregojnë se as që duan fqinjësi të mirë, e as që Maqedonia të bëhet anëtare e BE-së. Duan ta bllokojnë Maqedoninë dhe ta shfrytëzojnë si temë parazgjedhore” – thotë Nikolovski, duke shtuar se nuk do të lejojë që dikush të gjejë justifikime për deklaratat e tij dhe për zhvillimet në Maqedoni.

“Vetë fakti që deklaratat nxirren nga konteksti dhe që keqkuptohen në Bullgari, tregon se gjuha maqedonase dhe bullgare janë të ndryshme. Dorëheqjen time e kërkojnë politikanë bullgarë që akuzohen për krime dhe korrupsion dhe më vjen keq që pikërisht këta politikanë shkatërojnë raportet midis popullit maqedonas dhe bullgarë” – thotë mes tjerash Nikolovski në reagimin e tij.  /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share