LSDM: Skandal – Toshkovski liron truprojën e Mickoskit që kishte rrahur një polic!

INCIDENTI NDODHI NË SHKURT 2024 PARA NJË LOKALI TË NATËS NË SHKUP

Truproja e Kryetarit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoskit, I cili në shkurt të këtij viti kishte rrahur një polic para një klubi të natës në Shkup, ka kaluar pa u dënuar edhe pse Ministri I Brendshëm, Toshkovski, kishte paralajmëruar kallëzim penal dhe pezullim – thonë nga LSDM-ja.

Sipas socialdemokratëve, truproja që kishte qenë edhe zyrtar policor por jo në detyrë, ka sulmuar një polic para një klubi nate në Shkup, kurse opozita atëherë reagoi se ka penguar një aksion anti-drogë. Toshkovski, në atë kohë, njoftoi se Sektori për Kontroll të Brendshëm ka përfunduar procedurën dhe se pjesëtarët e MPB-së kishin përfunduar aksionin, në kundërshtim me raportet paraprake se truproja kishte penguar aksionin policor.

“Sigurimi i Hristijan Mickoskit, polici Ivica Bisovski, që kishte rrahur një polic para kafe-barit “Mosh” në Shkup, Toshkovski e ka liruar nga përgjegjësia. Incidenti serioz ndodhi në shkurt 2024, kurse ishte rrahur një inspector policie derisa zbatonte aksionin anti-drogë.

Edhe pse Komisioni për procedurë disiplinore kishte kërkuar që Bisovski të dënohet, personalisht Pançe Toshkovski ka liruar nga përgjegjësia truprojën e Mickoskit.

Ftojmë Toshkovskin që të del para opinionit dhe të përgjigjet?

A është marrë ky vendim I turpshëm me urdhër të drejtpërdrejtë të Mickoskit?

Cili është shkaku kryesor që është liruar Bisovski?

Nëse Toshkovski nuk përgjigjet, LSDM-ja do t`i jep përgjigjet para opinionit” – tha Kuzeska, LSDM. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share