57 raste të reja me COVID javën e kaluar, 4 persona kanë ndërruar jetë

57 raste të reja me Covid-19 janë regjistruar në vend javën e kaluar,ndërsa katër persona kanë vdekur në periudhën 9-15 shtator, që është një rënie prej 48,6 për qind krahasuar me javën e kaluar.

Gjatë kësaj periudhe, në laboratorët ku kryhet testimi molekular dhe antigjenik për praninë e virusit, janë marrë 285 materiale, që është 36.5 për qind më pak krahasuar me javën e kaluar.

Shumica e të sapoinfektuarve, ose gjithsej 39, janë në Shkup, ndërsa incidenca më e lartë është regjistruar në Dellçevë, thuhet në raportin e fundit të Institutit për Shëndet Publik .

Pacientët e rinj janë nga të gjitha grupmoshat dhe shumica e tyre janë mbi 60 vjeç.

Gjatë kësaj periudhe janë raportuar katër persona të vdekur, dy prej tyre në Shkup dhe nga një në Manastir dhe Tetovë. Të gjithë personat e vdekur ishin mbi 70 vjeç. Tre prej tyre vdiqën në spital dhe kishin sëmundje shoqëruese. Në raportin e Institut pwr Shwndet Publik thuhet se të gjithë personat janë të pavaksinuar kundër Covid-19.

Gjatë këtij viti, deri më 15 shtator, në vend janë regjistruar 1560 të sëmurë dhe 20 të vdekur me Covid-19.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share