Bosi shqiptar i drogës prangoset në Madrid, ishte ndër më të kërkuarit në Evropë

Haredin Fejzulla, ka rënë në prangat e policisë spanjolle.

Ai u arrestua në Madrid, shkruajnë mediat atje transmeton Klankosova.tv

59 vjeçari shqiptar është një personat më të kërkuar në Evropë, ku figuron edhe në listën e Europolit.

Bosi i drogës ishte dënuar nga autoritetet belge me 29 vjet burgim.

Operacion i policisë Kombëtare spanjolle, çoi në arrestimin e 10 personave, në lagjen Carabanchel të Madridit, mes të cilëve edhe Haredin Fejzulla, i akuzuar për drejtimin e një bande me bazë në Belgjikë dhe i përkushtuar për kultivimin dhe trafikimin e kanabisit, një biznes i paligjshëm me të cilin ata grumbulluan një pasuri prej më shumë se katër milionë euro.

Ai u dënua në vitin 2022 me 29 vite burg nga gjykata e Brukselit, por pas vendimit ai u arratis.

Sipas Policisë, hetimet për gjetjen e tij kanë nisur në janar të vitit 2023, për shkak të dyshimeve se ai mund të fshihej në Madrid.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share