Analisti Faton Aliti e quan politike ditore çështjen e ligjit të branitellave.
Ai në emisionin Klan Debat në Klan Macedonia shtoi se edhe LSDM ka kuptuar se vetëm me anti-shqiptarizëm mund të vie në pushtet.
“Kjo është politikë, propozimi vjen nga LSDM dhe tregon se nacionalizmi dhe anti-shqiptarizimi të vie në pushtet, ndaj ja len këtë ligj si patate në dorë VMRO-së. Kjo përdoret edhe si politikë ditore edhe nga Fronti edhe nga VLEN-i sepse duket publikisht sepse dalin dhe flasin se kush është më meritori për bllokimin. Mua me duket më bindëse znj. Ilire Dauti e cila tha se nuk bindet ndaj urdhërave të askujt”, tha Aliti. /tvklan.mk