Ligji i “branitellave”/ Hoda: Politikanët shqiptarë të vetëdijësohen dhe të bashkohen për mbrojtjen e interesit kombëtarë

Analisti Besim Hoda në emisionin Klan Debat në Televizionin Klan Macedonia tha se është momenti i fundit që politikanët shqiptarë të bashkohen dhe të mbrojnë interesin kombëtar, në këtë moment kur është aktuale çështja e branitellave.

“Tema të tilla si kjo e branitellave janë aktualizuar në çdo qeverisje, me përjashtim ndoshta më pak në këto 7 vite qeverisje të fundit, mirëpo LSDM jo rastësisht po e rikthen në diskutim sepse ata e dinë që temat patriortike kombëtare ngrehin, për dallim prej te partitë shqiptare që nuk merren mbase me to. Zoran Zaev dhe politika e tij ia solli VMRO-së gjithë këto vota dhe e la LSDM-në me aq pak vota sa mori, sepse e la në krye një Kovaçevski që se dinte se çfërë bëntë dhe shqiptarët kësaj I gezoheshin… Unë ju them të gjithë deputetëve që të jenë të vetëdijshëm se si veprojnë see gjithë garën që po e bëjnë sidomos nga 2011-ta e tutje e bëjnë por në një shtet ku i zoti I shtëpisë është nga pala maqedone… Prandaj unë turpërohem nga kjo politikë 23 vjeçare që ështe bërë edhe nga figurat e luftës edhe nga të tjerët, sepse gjithmonë kur kanë nevojë për vetëm 2-3 herë janë bashkuar, këto bashkohen sa herë që kanë nevojë për veten por asnjëherë s’janë bërë bashkë për interest e popullit”, tha Hoda. /tvklan.mk

Lexo gjithashtu
Total
0
Share