TË MARTËN TAKIMIN NË NIVEL KRYENEGOCIATORËSH
Bashkimi Evropian, i ka mirëpritur thirrjet e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për serbët në Kosovë. Nëpërmjet zëdhënësit Peter Stano BE thotë se I ka marrë pozitivisht kërkesat e Vuqic për serbët e Kosovës, që të marrin pjesë në zgjedhjet në Kosovë dhe të riintegrohen në të gjitha institucionet e Kosovës, nga të cilat janë larguar në vitin 2022.
Ndërkohë në konferencën për media ai konfirmoi takimin e palës kosovare dhe asaj serbe që do të ndodh të martën në nivel kryenegociatorësh.
”E konfirmoj takimin e radhës në nivel kryenegociatorësh që do të mbahet nesër në Bruksel. Axhenda është rruga për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit dhe sigurisht diskutime të tjera për cështjet që ndikojnë në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi” – tha tha Peter Stano- Zëdhënës i BE-së.
E kryeparlamentari Glauk Konjufca kërkesat e presidentit serb thotë se janë në kundërshtim me Kushtetutën.
E kryeministri Albin Kurti deri më tash nuk i ka komentuar kërkesat e presidentit Vuciq. Ndër to është edhe lejimi i transaksioneve në valutën dinarë.