Po peshkonte me magnet, anglezja nxjerr nga lumi revolen 130-vjeçare

Një nënë e tre fëmijëve, mbeti e habitur kur gjeti një revole 130 vjeçare në lumë derisa po “peshkonte me magnet” së bashku me të birin.

Nikki Gough së fundmi i është përkushtuar hobit të saj me fëmijë dhe mbeti e habitur kur gjatë udhëtimit të saj të parë në lumin Medway në Kent të Anglisë, gjeti diçka që as që e kishte ëndërruar se do ta gjejë, transmeton Telegrafi.

43-vjeçarka nga Maidstonte, po qëndronte pranë lumit kur magneti kapi diçka dhe sapo e nxori nga uji pa diçka të ndryshkur që kishte formën e një arme.

Megjithatë ajo nuk ishte e sigurt se çfarë ishte ky objekt, por të tjerët e këshilluan që t’ia pastroj ndryshkun.

Aty u bind se bëhej fjalë për një revole të vërtetë që me dekada qëndroi në ujë.

“Është një revole e vogël e cila është 130-vjeçare. Dëgjoni rrëfime të tilla për gjetje armësh që postohen shpesh në YouTube”, tha Nikki.

Por as në një milionë vjet, ajo pranon se nuk kishte besuar se do të gjejë një të tillë ajo. /Telegrafi/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share