Intervista për REL, Gjorgjievski: Duhet të kufizohet pushteti i kryetarëve të Komunave!

Bashkësia e Njësive të Vetëqeverisjes Lokale (BNJVL) do të punojë në ndryshimin e Ligjit për Vetëqeverisje Lokale me qëllim të mekanizmit për ndërrimin e kryetarit të komunës. Pushteti i kryetarëve të komunave është i madh dhe duhet të kufizohet, deklaroi kryetari i BNJVL-së dhe kryetar i komunës së Kisella Vodës Orce Gjorgjievski.

“Tani problemi më i theksuar është në Shkup. Nesër problemi mund të shprehet në çdo komunë të Shkupit. Kryetarët e komunave, po e nis nga vetja, sipas ligjeve ekzistuese për vetëqeverisje lokale, janë të paprekshëm, janë tepër të mbrojtur”, thotë kryetari Gjorgjievski në një intervistë për Radion Evropa e Lirë.

Ai thekson se kryetari mund të ndërrohet vetëm me zgjedhje dhe se beson se pushteti i tyre duhet të kufizohet.

I pyetur nëse do të jetë kryetari i ardhshëm i Shkupit, Gjeorgjievski thotë se kjo varet nga disa faktorë, por se do të ishte kryetar i mirë i kryeqytetit, se nuk i frikësohet punës dhe se mund të kontribuojë shumë në të.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share