“Tabelat të cilat dje u vendosën në pikën kufitare Bllacë, respektivisht në rrugën Shkup – Bllacë e në të cilën mungonte gjuha shqipe, sot nuk janë. Të njëjtat janë hequr dhe në vend të sajë është vendosur tabela e vjetër në të cilën shkruan edhe në gjuhën shqipe, emri i shtetit. Ende nuk dihet kush i vendosi tabelat e reja që mungonte gjuha shqipe po edhe kush i hoqi të njëjtat prap nuk dihet”, Mevludin Imeri Gazetar.
Qytetarët e anketuar nga Klan Maqedoni thonë se gjuha shqipe nuk duhet të mungojë, por duhet të jetë edhe më e theksuar se tjeret.
“Gjuha shqipe u pengon sllavo-maqedonasve. Gjiothmonë shkojnë në variantin që mos të realizohet puna jonë. Nuk di tjetër çfarë të themë për këtë punë”, thotë një qytetar.
“Dikujt sigurt i pengon. A duhet të jetë edhe gjuha shqipe në tabela? Duhet të jetë, bile edhe më e theksume, mendoj. Nëse jo dalim në protesta”, deklaroi një kalimtar rasti..
Edhe pse sot nuk janë mungesa e shqipes në këto tabela shkaktoi debat mes partive politike shqiptare në Maqedoni.
Eksponent të lartë të Frontit Europian akuzuan koalicionin shqiptar VLEN që është pjesë e Qeverisë.
Dje rrjeti u mbush me forografitë në të cilën mungonte gjuha shqipe.
Edhe për këtë situatë koalicioni VLEN e akuzon Frontin Europian.
BUJARE ABAZI – VLEN
“Do të keni informatë, është e çuditshme se deri ku shkon një mendësia e Frontit Europian, të ashtu-quajtur. Do dalim me kumtes dhe lajmrim dhe do shihni se çka ka ndodhë”, deklaroi Abazi.
Ndryshe, në komunikatën të cilën e përmendi Abazi VLEN ka akuzuar ish drejtorin e Agjencisë së Rrugëve Shtetërore dhe sipas tyre tabela në fjalë është porositur nga ana e tashmë ish drejtuesve.
Paralajmërojnë hetim të brendshëm në Agjencinë e Rrugëve Shtetërore për të parë nëse vendosja e tabelës është gabim teknik apo provokim i qëllimshëm. /tvklan.mk