PDK: Kosova ka nevojë për qeveri dhe kryeministër të ri

Partia Demokratike të Kosovës ka mbajtur sot mbledhjen e radhës të Kryesisë, në të cilën është diskutuar për zhvillimet aktuale politike në vend.

Kryetari i kësaj partie, Memli Krasniqi, ka deklaruar se nisur nga situata në të cilën gjendet sot Kosova, më e duhura është që vendi të bëhet me qeveri të re, siç ka potencuar ai, kredibile, të aftë dhe të përgjegjshme më 9 shkurt, raporton gazeta online Reporteri.net.

Po ashtu, në njoftimin e PDK-së, thuhet se Krasniqi ka njoftuar anëtarët e kryesisë me të gjitha përgatitjet që po bëhen në mobilizimin e të gjitha strukturave, brenda dhe jashtë Kosovës.

Ndërkaq, aty thuhet se kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, ka njoftuar anëtarët e Kryesisë me punën që është bërë në përpilimin e programit dhe ofertës së PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit.

“Anëtarët e Kryesisë së Partisë Demokratike të Kosovës i kanë dhënë mbështetjen e plotë Kandidatit për Kryeministër, Bedri Hamza, në raport me punën dhe programin e tij qeverisës. Partia Demokratike e Kosovës, me 9 shkurt të vitit 2025, në zgjedhjet e reja parlamentare në vend, përmes kandidatit të saj Bedri Hamza, ofertës së tij programore dhe listës së kandidatëve për deputetë, do t’i jap vendit një Qeveri të re që rikthen shtetin në rrugën e zhvillimit dhe integrimit euro-atlantik”, thuhet tutje në komunikatë.

/Reporteri.net/.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share