VLEN: Ja si përfitonte tenderë kompania e lidhur familjarisht me Elmi Azirin

VLEN AKUZA NDAJ FRONTIT EVROPIAN

Koalicioni VLEN sot filloi një seri konferencash për shtyp, ku sic thonë do t’i prezantojnë opinionit informacione që përbëjnë dyshime të bazuara për korrupsion politik, në regji të figurave të shquara të ashtuquajturit Front Europian. Bujare Abazi nga Koalicioni Vlen ka akuzuar për tendera të fituar edhe deputetin e Frontit Europian, Elmi Azirin.

“Artan Ajruli paraqitet si pronari i kompanisë RITRON KOPI DOOEL, import- eksport Kumanovë, i cili është nipi i bashkëshortes së Elmi Azirit. Kjo kompani gjatë vitit 2022, për vetëm tre muaj ka fituar dy furnizime publike në Lotarinë Shtetërore ku drejtor ka qenë Përparim Bajrami, dora e djathtë e Artan Grubit. Furnizimet kanë të bëjnë me pajisje kompjuterike, stacione grafike dhe TV për tërheqjen e lotarisë, si dhe televizorë për instalimin e lojërave elektronike. Vlera totale vetëm për këto dy furnizime përmes Lotarisë Shtetërore, së bashku me anekset, arrin rreth 3 milionë denarë”, deklaroi Bujare Abazi, VLEN.

Ndryshe propozimi i fundit i dorëzuar nga deputetët e Frontit Evropian, i cili parashihte që të largohen tërësisht nga hapësirat publike bizneset e lojërave të fatit dhe të zhvendosen në hotele të profilit më të lartë nuk kaloi, pasi Kuvendi solli konkluzion se, nuk është i pranueshëm dhe nuk mund të jepet për procedurë të mëtejme. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share