Largimi i shqiptarëve nga puna në FIZHT me rekomandim të Qeverisë

VAZHDON TË MBETET ENIGMË PËRQINDJA E SHQIPTARËVE NË KËTË INSTITUCION

Ndërprerja e kontratave në Fondin për Inovacion të Teknologjisë vjen si pasojë e rekomandimit të Qeverisë nga mledhja e datës 28 qershor. Kështu thonë nga Fondi për Inovacion në përgjigjen dërguar KLAN Maqedoni pothuajse një javë pasi ju kërkuam sqarime rreth arsyes për ndërprejen e kontratave për  30 të punonjësve shqiptar.

Megjitatë në përgjigjen e tyre nuk ka asnjë fjalë se cila është përqindja e shqiptarëve në këtë insitucion pas ndërprerjes së kontratve.

“Në bazë të konkluzioneve të seancës së parë të mbajtur më 28 qershor 2024, Bordi Drejtues ndaloi të gjitha aktivitetet aktuale, pagesat dhe në fund të racionalizojë kostot dhe buxhetin e institucionit. Në atë drejtim, duke vepruar në përputhje me konkluzat Ushtruesi Detyrës së drejtorit, Nikolla Dodov ndërpreu të gjitha shpalljet aktuale, si dhe pagesën e ekspertëve që vlerësuan projektet për sa kohë që auditimi i brendshëm i posaçëm vazhdon për të përcaktuar ligjshmërinë e funksionimit të institucionit dhe procesin e përzgjedhjes së ekspertëve”, thonë nga FIZHT.

Nga Fondi për Inoovacion dhe Zhvillim të Tekonologjisë bëjnë të ditur se në këtë institucion të punësuar me vendim pune janë 8 persona dhe 40 kanë qenë me kontrata të përkohshme.

“Të gjithë kontraktorëve u janë ndërprerë kontratat në përputhje me Ligjin për Marrëdhëniet e Detyrimeve dhe atyre do t’u paguhen tarifat për punën e deritanishme sapo Ministria e Financave të zbatojë urdhërpagesat. Nga të gjithë të punësuarit, vetëm 8 (tetë) punonjës janë në punësim të rregullt dhe në periudhën e kaluar, deri në qershor 2024, në listën e pagave janë regjistruar më shumë se 40 kontraktorë me tarifa deri në 60.000 denarë. Që nga 6 shtator 2024, ud drejtori u ndërpreu kontratat e punës të gjithë kontraktorëve në institucion”, shtojnë nga FIZHT.

Shtojnë se në periudhën e ardhshme do të pasojnë ndryshime në strukturën organizative të institucionit dhe fokusi do të vendoset në shfrytëzimin maksimal të fondeve nga fondet IPA të BE-së, të gjitha me synimin për të realizuar një riorganizim të plotë institucional dhe riemërtim të Fondit për Inovacion dhe Zhvillimin Teknologjik, i cili nga një humbës apo borxhli buxhetor duhet të shndërrohet në një organizatë me reputacion fitimprurës. /tvklan.mk/

Lexo gjithashtu
Total
0
Share